Osmani takohet me Metsolën, publikon pamje – në sfond shihet edhe fotografia e Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Ajo u prit në ndërtesën e PE-së dhe Osmani ndau pamje nga këndi ku është e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Me miken e Kosovës, Presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”.
Osmani në Bruksel më herët është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.