Osmani takohet me kryeministrin islandez: Folëm për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i dha hov rrugëtimit dhe përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Osmani tha se me Benediktssonin folën për rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi.
“Në takimin me Kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, diskutuam rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut”, shkroi Osmani.
Më tej, e para e shtetit tha se kryeministrin islandez e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, teksa shtoi se konfirmuan gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.
Osmani po merr pjesë në Samitin e katërt të Komitetit Politik Evropian që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.