Osmani takohet me kongresistin Self, flasin për sfidat e sigurisë në Kosovë e rajon

Osmani takohet me kongresistin Self, flasin për sfidat e sigurisë në Kosovë e rajon

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Uashington DC, u takua me kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas Osmanit, ata diskutuan për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me SHBA-të për paqen dhe stabilitetin.

“Gjatë vizitës në Washington D.C, u takova sërish me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

“Diskutuam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me SHBA-të për paqen dhe stabilitetin”.

Shpërndaje në: