Osmani takohet me kancelarin Scholz, bisedojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani takohet me kancelarin Scholz, bisedojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC’së.

Osmani ka thënë se me Scholz ka pasur një diskutim të rëndësishëm për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës. 🇽🇰 🇩🇪”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Samiti po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpërndaje në: