Osmani takohet me homologun lituanez: Shtetet tona qëndrojnë bashkë kundër regjimeve autokratike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Lituania, Gitanas, Nauseda.
Osmani, Nausedan e cilës si përkrahës të palëkundur të Kosovës, teksa tha se Kosova e Lituania qëndrojnë bashkë kundër regjimeve autokratike.
“Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë”, shkroi Osmani.
E para e shtetit po vazhdon të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Britani të Madhe.