Osmani takohet me Erdoganin: Kënaqësi ta takoj presidentin e shtetit mik e aleat

Osmani takohet me Erdoganin: Kënaqësi ta takoj presidentin e shtetit mik e aleat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Osmani ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi kur takohet me presidentin e shtetit mik e aleat.

Ajo tutje ka thënë se takimi është zhvilluar në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.” – ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: