Osmani publikon video nga Zvicra: Kosova merret si model, se si ndërtohet një sistem pas shkatërrimit nga lufta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga Zvicra, ku merr pjesë në Samitin e Paqës.
Ajo ka thënë se Kosova është përfshirë në mesin e 100 liderëve të ftuar nga Presidenca e Zvicrës.
Osmani në këtë video ka bërë me dije disa prej çështjeve që do të diskutohen.
“Siguria nukleare, dimensione të sigurisë, i treti është dimensioni human, ku Kosova do të kontribuojë më së shumti, se kemi ndërtu një sistem pas luftës që merret si model në vende të ndryshme, se si ndërtohet një demokraci e qëndrueshme edhe pas shkatërrimeve të luftës.” – tha ajo.
Presidentja po ashtu bëri me dije se do të mbajnë disa fjalime, dhe do të ketë takime bilaterale.
“Jemi në Zvicër, për Samitin e Paqes, me ftesë të presidentes së Zvicrës, e cila ka përfshirë Kosovën në mesin e 100 liderëve. Do të kemi mundësinë të mbajmë fjalime në disa sesione.
Përveç takimit me presidenten e Zvicrës, kemi pasur dhe do të kemi takime bilaterale të tjera. Do t’ju mbajmë të informuar për të gjitha aktivitetet.” – u shpreh ajo.
Live nga Zvicra, ku po marrim pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Posted by Vjosa Osmani on Saturday, June 15, 2024