Osmani për sulmin ndaj Trump: Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme

Osmani për sulmin ndaj Trump: Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme

Për atentatin ndaj Donald Trump ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku u shpreh se dhuna nuk ka vend në demokraci.

Osmani përmes një postimi në platformën ‘X’, tha se shteti i Kosovës qëndron fuqishëm me ish-presidentin Trump dhe se çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe se e dënon atë.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha ajo.

Shpërndaje në: