Osmani për emërimet e militantëve nga VV: Jam befasu edhe vetë kur i kam lexu emrat

Osmani për emërimet e militantëve nga VV: Jam befasu edhe vetë kur i kam lexu emrat

Presidentja Osmani ka folur rreth emërimet e militantëve të pushtetit nëpër ndërmarrje publike.

Osmani në Kallxo Përnime ka thënë se edhe vetë është e befasuar kur i ka lexuar emrat e këtyre personave.

“Emrat e të emëruarve në ndërmarrjet publike kurrë nuk vijnë te ne. Ju duhet me lyp përgjigje qoftë te Qeveria, qoftë te Kuvendi”, tha ndër të tjera Presidentja Osmani.

“Asnjë fjalë nuk e kam prishë sa i përket emërimeve të militantëve.
Unë s’i kam emëru. Duhet me i pyet institucionet që i kanë emëru. Gjema një odë që unë kam shku edhe kam thanë ka me i emëru bordet. Shumicën e bordeve unë nuk i emëroj. E emëroj auditoren e përgjithshme, e kam zgjedhur personin me më së shumti pikë në konkursin britanik – një grua. I dekretoj gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi të votohen në Kuvend. E treta e bashkëemëroj drejtorin e AKI-së, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme. Emrat e të emëruarve në ndërmarrjet publike kurrë nuk vijnë te ne. Ju duhet me lyp përgjigje qoftë te Qeveria, qoftë te Kuvendi”, tha Osmani.

Shpërndaje në: