Osmani pas takimit në Departmentin e Shtetit: Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA, aq më e fortë dhe e sigurt Kosova

Osmani pas takimit në Departmentin e Shtetit: Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA, aq më e fortë dhe e sigurt Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në SHBA dhe është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono.

Ajo pas takimit ka shkruar në Facebook, të mërkurën se me Bono ka biseduar për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në përputhje me objektivat Administratës Trump.

Osmani ka thënë se sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova.

“Në Washington D.C., në Departamentin e Shtetit, takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono, me të cilin diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja,  ekonomia, paqja e stabiliteti rajonal dhe integrimi euroatlantik i vendit tonë.  Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova”, ka thënë Osmani.

 

Postimi i plotë: 

Në Washington D.C., në Departamentin e Shtetit, takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono, me të cilin diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, paqja e stabiliteti rajonal dhe integrimi euroatlantik i vendit tonë.

Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova! 🇽🇰🇺🇸

Shpërndaje në: