Osmani pas takimit me Rutte: Është koha që Kosova ta ketë vendin në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rutte, u shpreh mirënjohëse ndaj Aleancës për mbrojtjen e Kosovës në luftën e fundit me Serbinë, raporton Periskopi.
Osmani bëri thirrje që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.
‘Qytetarët janë përjetësisht mirënjohës për kontributin e aleancës për lirinë tonë. NATO ësahtë themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron edhe vet shteti ynë. Anëtarësimi në NATO nuk është vetëm interes shtetëror i yni. Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume të sigurisë. Sic e ka dëshmuar historia, shpeshherë ato vakume janë keqpërdorur, për këtë qëllim do të thellojmë raportet me NATO-n. Kosova së shpejti do të nis me prodhimin e municioneve.
Serbia fatkeqësisht përmes veprimeve hibride e mbështetur nga Rusia, Beogradi po don ta destabilizoj jo vetëm Kosovën po gjithë Ballkanin. Prania e trupave është barrierë kundër çfarëdolloj përpjekje për ta destabilizuar vendin. I bashkohemi thirrjeve të përsëritura për përgjegjësi sa i përket sulmit të ushtarëve të KFOR-it dhe sulmeve tjera në veri të Kosovës. Stabiliteti i rajonit është i lidhur ngusht edhe me integrimin euroatlantik. Është koha që Kosova ta ketë vendin në NATO’, tha Osmani./PERISKOPI/