Osmani pas takimit me Fidan: Folëm për bashkëpunim në politikë të jashtme dhe mbrojtje

Osmani pas takimit me Fidan: Folëm për bashkëpunim në politikë të jashtme dhe mbrojtje

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se me të ka folur për për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.

Ajo tha se forcimi i partneritetit mes Kosovës dhe Turqisë është përkushtim i përbashkët.

“Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces. Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët!”, ka shkruar Osmani.

Fidan pas Osmanit ka shkuar në Qeveri për takim me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë ditës u takua edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Shpërndaje në: