Osmani: Një pjesë të fëmijërisë e kalova në Drenas, është simbol i heroizmit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Drenasi është simbol i qëndresës dhe herozimit, pas takimit që pati me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovici, në një vizitë që e ka realizuar të premten, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se është frymëzim i vazhdueshëm që të shkojë në këtë komunë, meqë një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Drenas, meqë është mbesë e kësaj komune.
“Drenasi është simbol i qëndresës e heroizmit. Në Drenas e kam kaluar një pjesë të fëmijërsië time si mbesë e Drenasit. Trimëria e heronjve të UÇK-së dhe atyre që paguan çmimin për liri nuk do harrohen asnjëherë. Është frymëzim i yni i vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë edhe sot i kujtojmë duke nderuar jo vetëm shtëpitë e tyre, por nderin e gjithë kombit tonë. Familjet e këtyre heronjve që janë në mesin tonë dua të iu shpreh edhe njëherë mirënjohjen tonë. Drenasi nuk shquhet vetëm për kontributin e Kosovës sot, Drenasi është një nga komunat më shembullore në nivel të Republikës sonë. Drenasi po rritet me përkushtim të qytetarëve dhe qytetareve punëtore. Mbi 50 për qind e ekzekutivit janë gra, kjo dëshmon punën e jashtëzakonshme të gruas, është shembull që duhet të ndiqet kur gruas i jepet mundësi zhvillovet e gjithë Kosova”, tha Osmani.
Presidentja tha se kjo është meritë e ekipit ku gratë janë një rol domethënës që sa më shumë gra të ketë në vendimmarrje.
“Vazhdojmë të përballemi me sfida akoma kemi pa barazi ekonomike në arsim janë çështje që duhet kushtuar vëmendje si presidencë vazhdojmë të iu përkrahim. Duhet të vazhdojmë të krijojmë mundësi të reja edhe për sektorin privat që t’i japim mundësi edhe te rinjve që të dëshmojnë potencialin e tyre. Komunat e zhvilluara e fuqizojnë shtetin tonë, të gjitha komunat duhet t’i shohim si përpjekje e vazhdueshme. Si presidente vazhdojë të jem aleate e komunave. Komuna është dera e parë që troket qytetari secili prej nesh qoftë në nivel lokal duhet të jetë derë e hapur të bëjmë çmos që atyre të ua lehtësojmë jetën. Iu përgëzoj për angazhin tuaj me këto përpjekje presidenca e Republikës së Kosovës do të jetë gjithmonë bashkë”, theksoi ajo.