Osmani ngushëllon për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari: Ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira

Osmani ngushëllon për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari: Ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen dhe kolegët për vdekjen e fotoreporterit që dokumentoi luftën në Kosovë, Alban Bujari, shkruan Periskopi.

“Osmani u shpreh se Bujari ka dokumentuar të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira.Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Alban Bujarit, ikonës së fotografisë dhe dëshmitarit të pashoq të historisë sonë më të re.Nëpërmjet objektivit, ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira, duke na lënë një arkiv të jashtëzakonshëm kujtese dhe historie. Nga momentet e para të luftës së UÇK-së, ai rrezikoi jetën e tij për t`ia treguar botës imazhet që dëshmuan luftën, sakrificën dhe vuajtjen e popullit tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Presidencës.

E plotë:

Memli Krasniqi për vdekjen e fotoreporterit Bujari: Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental

Shpërndaje në: