Osmani nga Prizreni: Ambiciet shoveniste serbe sërish janë në skenë

Osmani nga Prizreni: Ambiciet shoveniste serbe sërish janë në skenë

Në ceremoninë e shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se duke kombinuar organizimin gjithëkombëtar politik e luftarak, kjo Lidhje, paraqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga cdo kërcënim dhe pretendim i vendeve të tjera.

“Jemi në Prizren për të reflektuar mbi dy momente kryesore mbi historinë e popullit shqiptarë dhe popullit të Kosovës ngajrje të zhvilluara në distancë kohore prej më shumë se një shekulli por të ndërlidhura thellësisht në brendësinë e tyre,” tha Osmani.

Teksa datën e vitit 1878 dhe çlirimin e Kosovës më 12 qershor 1999 i quajti data simbolike.

“Lidhja e Prizrenit e vitit 1878 dhe çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999, këto dy data simbolizojnë shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë përkushtimin për liri dhe vendosmërinë e palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi, Lidhja e Prizrenit paraqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga cdo kërcënim dhe pretendim i vendeve të tjera”, tha Osmani.

Omani poashtu ka përkujtuar se ashtu siç përsëritet historia, përsëriten edhe tendencat.

“Në këtë kohë të trazuar për kontinentin tonë ambiciet shoveniste serbe sërish janë në skenë, me apetite që nuk i kemi parë në këto 25 vite. Prandaj përballë rreziqeve të mëdha të sigurisë, uniteti ynë do të shërbej si forcë për të mbrojtur shtetin tonë nga tendencat shoviniste të Serbisë fqinje”, deklaroi Osmani.

Shpërndaje në: