Osmani nga pallati Elysee: Takimet ndërkombëtare forcojnë lidhjet diplomatike dhe hapin mundësi bashkëpunimi

Osmani nga pallati Elysee: Takimet ndërkombëtare forcojnë lidhjet diplomatike dhe hapin mundësi bashkëpunimi

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, përpara Samitit Ndërkombëtar mbi Inteligjencën Artificiale

Ajo ishte e ftuar së bashku me liderë të tjerë botërorë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.
Osmani theksoi se takime të tilla forcojnë lidhjet diplomatike dhe hapin mundësi për bashkëpunim, duke përfshirë diskutime me liderë si Macron, Vance, Modi, Trudeau, dhe drejtues të kompanive si Google dhe Open AI.

Postimi i plotë;

Në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë.

Shpërndaje në: