Osmani nga kampi Bondsteel për ‘Festën e Falënderimeve’- Mirënjohje për angazhimin e tyre për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin Hovenier dhe me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel kremtuam Festën e Falënderimeve.
Osmani shprehu mirnjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
“Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre” shkroi
Postimi i plotë:
Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre.