Osmani në Uashington takon senatorin republikan: Diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani po zhvillon takime në Uashington dhe së fundmi u takua me senatorin republikan Thom Tillis.
Osmani ka njoftuar se me senatorin kanë biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.
“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, shkroi mes tjerash Osmani.
Postimi i plotë: