Osmani në takimin e liderëve të Bërdo-Brione: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Osmani në takimin e liderëve të Bërdo-Brione: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Presidentja Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, pas pjesëmarrjes në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brioni.

“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike,” ka theksuar Osmani.

Osmani falënderoi presidentët Jakov Milatoviq, Natasha Pirc-Musar dhe Zoran Milanoviq për pjesëmarrjen e tyre.

Ajo theksoi se gjatë takimit u diskutua rreth vizionit për të ardhmen e rajonit dhe forcimit të marrëdhënieve midis vendeve ballkanike.

Shpërndaje në: