Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi nga New Yorku ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.
Osmani tha se është në New York për ta përfaqësuar Kosovën në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
E para e shtetit, gjatë kësaj vizite parashihet të ketë takime me homologët e saj, ku do të diskutojë zhvillimet e fundit në Kosovë.