Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën deri në fitore

Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën deri në fitore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë bërë 1,000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës.

“1,000 ditë qëndrueshmërie të jashtëzakonshme, forcë të palëkundur dhe një shpirt të pandërprerë të popullit ukrainas”.

“Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në: