Osmani këtë javë priti në zyre Prattipatin, Hargreaves e Rohden, foli për sigurinë e procesin zgjedhor

Presidentja Vjosa Osmani gjatë kësaj jave ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Presidenca tha se gjatë këtyre takimeve u diskutua për ”zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë, fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive, ecurinë e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”.