Osmani ia dhuron Hovenierit “një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës”

Osmani ia dhuron Hovenierit “një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës”

Presidentja Vjosa Osmani në takimin lamtumirës me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ia ka dhuruar një gur të Trepçës.Osmani këtë e përshkroi si një “si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës”. Ajo tha se për këtë mision të Kosovës, Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada.

“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada”.Njëkohësisht, Osmani tha se është si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili” vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”.

Për rolin e tij në Kosovë e për ish-presidentin Rugova, Hovenier foli edhe vetë pak më herët gjatë ditës pasi bëri homazhe te shtatorja e tij bashkë me Osmanin.“Tri vite më parë, pothuajse saktësisht tre vite më parë, në fillim të janarit 2002, erdha në këtë vend. I dorëzova kredencialet e mia Presidentes, dhe akti im i parë zyrtar publik ishte të bashkohesha me Presidenten për të vendosur një kurorë këtu te statuja e ish-Presidentit Rugova. Dhe më dukej shumë e përshtatshme që akti im i fundit zyrtar si ambasador i SHBA në Kosovë të ishte të mbyllja këtë cikël duke bërë të njëjtën gjë”.

Hovenier tha se e ka njohur Rugovën kur ishte “diplomat junior”.“Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë. Prandaj, jam shumë krenar dhe i nderuar që mund t’i bëj këtë nder si aktin tim të fundit zyrtar”.

Hovenier në ngjarjen e fundit zyrtare për të në Kosovë falënderoi popullin e Kosovës.“Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit”.

Shpërndaje në: