Osmani i bie pishman për krisjen e raporteve me Kurtin: Të bëhemi sërish bashkë
Presidentja Vjosa Osmani nga New Yorku ku po qëndron për vizitë zyrtare, ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës.
E mbetur vetëm Osmani, po i kërkon nga atje Kurtit që “të bëhen bashkë”.
Osmani në këtë intervistë të shkurtër në fokus pati kryesisht marrëdhëniet Kosovë-ShBA të cilat i ka quajtur jetike. Por insistimi i gazetarës ishte të flitet edhe për mënyrën se si Kurti po vepron në këtë kontekst dhe dallimet ndërmjet Presidentes e Kryeministrit, por Osmani në këto pyetje u përgjigj duke bërë thirje për ribashkim.
Në pyetjen se, “Objektivin (me Kurtin) e keni të njejt por mënyra se si do të shkoni deri atje, mund ta ngadalsoj procesin e Kosovës, apo jo?
Osmani e cila njihet për komunikimin me tekstet e këngëve të Dafina Zeqiriti, duket se ka ndërruar zhanrin muzikor dhe ka kaluar në muzikë vajtuese.
“Ne duhet të bëjmë atë që në ShBA dhe në ushtri e quajnë “regroup” and “reorganize”. Pra, të bëhemi sërish bashkë, t’i bashkojmë forcat sepse interesi i Kosovës është përtej dallimeve që mund t’i kemi. Ne e shohim që në këtë moment kur ka luftëra në botë, Kosova nuk është top prioritet në botë, jemi pak për të qenë të ndarë.” – është shprehur Osmani.
Sa i përket progresit të shtetit ajo ka thënë se “nganjëherë shkon më ngadalë e nganjëherë më shpejt”.
Osmani tutje është shprehur se e ka ri-marrë konfirmimin e Presidentit Biden se Kosova është ndër sukseset më të mëdha të historisë së ShBA-ve. Duke vazhduar se “këtë duhet ta ruajmë me çdo kusht”.
Kosova është nën sanksione nga Bashkimi Europian, ndërkohë që ambasadori i ShBA-ve ne Kosovë Jeff Hovenier e ka përshkallëzuar gjuhën për t’a thjeshtësuar raportin që Kosova duhet të ketë me aleatët e me organizatat ku mëton të anëtarësohet.
Shetetet e Bashkuara të Amerikës e kishin “akuzuar” Qeverinë e vendit se po e instrumentalizon policinë.
“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Qeverisë i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet e Kosovës për “vazhdim të konsultimit dhe koordinimit me komunitetin ndërkombëtar” – kishte thënë Ambasada Amerikane pas një aksioni në veri të PK-së
Ndërkohë gjatë të enjtes, Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media deklaruan se “I marrin seriozisht kritikat e ShBA-së dhe se keqkuptimet duhet të eliminohen”
Përveç Policisë së Kosovës, ndërkombëtarët vitin e kaluar e përjashtuan edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës nga “Defender 2023”, një ushtrim i rëndësishëm i FSK-së me NATO-n. Në një bisedë me gazetarët, Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së, kishte treguar për përjashtimin, duke theksuar se “shtëpia është në flakë”.