Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj

Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj

Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, tha se fuqia më e madhe e Kosovës janë partnerët e saj.

E ndër aleatët më të rëndësishëm që i përmend e para e vendit, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, për Kosovën ka qenë çelësi. Ne besojmë se fuqia jonë më e madhe, janë partnerët tanë, sepse nuk ka rëndësi se sa i madh apo i vogël je si shtet, sfidat nuk përballen vetëm. Dhe Kosova është shembull i kësaj”, tha Osmani.

Tutje, ajo shton se gjenerata e re e Kosovës, është e para në histori që nuk njeh luftën, e kjo falë vlerave të sistemit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Paraardhësit tanë janë përballur me luftë, gjyshërit tanë janë përballur me luftë, ne jemi përballur me luftë, por fëmijët tanë, janë gjenerata e parë në rajonin tonë që nuk e njeh luftën, e krejt kjo falë vlerave të BE-së dhe NATO-s”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Haradinaj në Junik: Ne nuk premtojmë – ne realizojmë, sepse e dimë rrugën

Lideri i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj sot ishte në Junik. Ai në…

Bajrami: Hekuran rritu, 4 vjet me propagandë – Prokuroria ka shumë punë me ju

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur ashpër ministrit të…

Tahiri: AKI ta denoncoj Rilind Gërvallën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas publikimit…

“S’paske mësuar as sot, ulu njësh”, nuk ndalen replikat mes Muratit dhe Bajramit

Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, as…

Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me Serbinë, ndërsa Shqipëria pritet të hapë kapituj të rinj

Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së…

Çadraku e quan Thaçin gjigant: I ka meritat më të mëdhaja

Dëshmitari Halil Çadraku ka thënë në Hagë se që 25 vite mendon se Hashim Thaçi…

Fjolla Morina paralajmëron ndjekësit: A ju ka marrë malli për babën?

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka kohë që ka bërë një distancim nga muzika. Ajo…