Osmani: Forcat kriminale serbe kishin synim shfarosjen dhe spastrimi etnik të shqiptarëve

Osmani: Forcat kriminale serbe kishin synim shfarosjen dhe spastrimi etnik të shqiptarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Osmani ka thënë se 25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe kanë vrarë 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Derisa, presidentja theksoi senë çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimi etnik i shqiptarëve.

“Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve. Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi”.

Shpërndaje në: