Osmani flet për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut: Shohim shqetësime të shumta
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, në fjalimin vjetor ka përmendur edhe Maqedoninë e Veriut.
Osmani ka vlerësuar se ka shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në shtetin fqinj.
“Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen dhe dua t’i sigurojë të gjithë se do t’i bëjme çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa, por vetëm përpara” – tha Osmani.
“Prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre, do të përballët me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej” – tha tutje Osmani.