Osmani e Radoniqi flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkojnë proces transparent

Osmani e Radoniqi flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkojnë proces transparent

Presidentja Vjosa Osmani sot ka diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve me kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniq.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani kërkoi nga KQZ që procesi i zgjedfhjeve të jetë I drejtë e transparent, I bazuar sipas Kushtetueses.

Në anën tjetër, edhe Radoniqi e ka njoftuar për përgatitjen e këtij procesi.

“Presidentja Osmani priti në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi

Në funksion të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi për të diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në ketë takim, mes tjerash Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë një proces i drejtë, transparent, me integritet, dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligj.

Radoniqi e njoftoi Presidenten për përgatitjet që KQZ-ja po bën lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës, në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent, thuhet në njoftimin e presidencës.

 

Shpërndaje në: