Osmani e publikon agjendën, nesër takon Edi Ramën dhe Tony Blairin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair, i cili ka pasur një ndikim të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës.
Zyra e presidentes ka publikuar agjendën e Osmanit për nesër.
Më poshtë agjenda e Osmanit:
Agjenda e aktiviteteve të Presidentes Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit, për nesër (10 qershor 2024)
Në orën 08:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Mediat mund të marrin pamje vetëm tek pritja para objektit të Presidencës.
Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim z. Tony Blair, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Mediat fillimisht mund të marrin vetëm pamje tek pritja para objektit të Presidencës, ndërkaq pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe z. Blair do të deklarohen për media.
Mediat e interesuara për t’i përcjellë takimet duhet të jenë në Presidencë në orën 07:40.
Në orën 16:00, Presidentja merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në orën 18:00, Presidentja merr pjesë në Ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në Objektin e Gërmisë, sheshi Skënderbeu në Prishtinë.
Mirëpresim ekipet tuaja!