Osmani e O’Brien diskutojnë për rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani e O’Brien diskutojnë për rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është takuar me ndihmëssekretarin e Shtetit në SHBA, Jim O’Brien, me të cilin tha se diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e Shteteve të Bashkuara.

Osmani ka shkruar në Facebook të hënën se me O’Brien diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit, tejkalimin e sfidave dhe mbrojtjen e lirisë.

“Takimet në Washington D.C. i filluam me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien. Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

Osmani ka udhëtuar për në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Shpërndaje në: