Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në vendlindjen e Churchill më 18 Korrik

Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në vendlindjen e Churchill më 18 Korrik

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur, të hënën, në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi të dërguar për media, Osmani bën me dije se me diplomatin britanik të akredituar në Kosovë, kanë diskutuar rreth Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Po ashtu, shefja e shtetit ka treguar se është ajo që do ta përfaqësojë atje Kosovën.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar” thuhet në njoftim

Shpërndaje në: