Osmani bisedon me Begajn: E rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka biseduar në telefon me Bajram Begajn, president i Shqipërisë.
Në një njoftim nga Presidenca, theksohet se Begaj ka telefonuar Osmanin. Gjatë bisedës, Begaj ka rikonfimuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën.
Ndërsa Osmani ka informuar Begajn për zhvillimet pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë.
Në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani e ka njoftuar Presidentin Begaj në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturës kritike si dhe për masat e institucioneve të Kosovës për ta menaxhuar këtë situatë” – ka shkruar Presidenca e Kosovës.