Osmani: 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë

Osmani: 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntori.

Ajo ka vlerësuar se në këtë datë historike nderohet historia, flamuri dhe identiteti kombëtare.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin shqiptar.

“Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona. 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në: