OSBE pas skandalit të RTK-së: U bëjmë thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar

OSBE pas skandalit të RTK-së: U bëjmë thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar në lidhje me shqetësimet publike rreth një lajmi të madh të rremë të publikuar në lajmet qendrore në Radio Televizionin e Kosovës, e cituar një media boshnjake famëkeqe për dezinformim.

Përmes një njoftimi u shprehën se “lavdërojnë” synimin e Bordit të RTK-së për të qartësuar situatën dhe për të kërkuar përgjegjësi redaktoriale.

Tutje në reagim, OSBE u bën thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar.

Liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë gurët e themelit të një shoqërie demokratike. Ne lavdërojmë Bordin e Radio Televizionit të Kosovës për vendimin e tyre të shpejtë për të shqyrtuar një raport të fundit të publikuar më 22 korrik, duke adresuar shqetësimet e mundshme dhe duke sqaruar përgjegjësinë editoriale. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar dhe për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse. Ruajtja e një dialogu të qetë dhe konstruktiv është thelbësor”, ka shkruar OSBE.

Shpërndaje në: