OSBE: Me shqetësim po i monitorojmë zhvillimet në veri

OSBE: Me shqetësim po i monitorojmë zhvillimet në veri

OSBE ka shkruar se ata po i monitorojnë me shqetësim veprimet e policisë në komunat në veri.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, OSBE është shprehur:

“Misioni i OSBE-së po monitoron me shqetësim në rritje veprimet e marra nga Policia e Kosovës ndaj institucioneve financiare në komunat në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut. OSBE-ja mirëpret përpjekjet e BE-së, si ndërmjetësues i dialogut Prishtinë-Beograd, për të gjetur një zgjidhje për të ecur përpara rreth transaksioneve me cash”.

Tutje, OSBE ka deklaruar që pret nga të dyja palët që të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një zgjidhje sa i përket kësaj çështje.

Shpërndaje në: