Orges Arifi arrin në finale të Kampionatit Europian
Karateisti nga Kosova, Orges Arifi që përfaqëson Shqipërinë është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian “Zadar 2024” në Kroaci.
Arifi arriti t’i kalonte katër pengesa për t’u kualifikuar në finalen e madhe, shkruan Indeksonline.
Tani karateisti kosovar lufton për medaljen e artë ku si kundërshtar e ka një sportis nga Greqia, Xenos Christos- Stefanos.
Kujtojmë që Arifi në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës, por u largua për ta përfaqësuar flamurin “kuqezi”.