Organizmi mbijetoi 24 mijë vjet i ngrirë në Siberi, kthehet në jetë “shëndosh e mirë”
Një organizëm multi-qelizor mikroskopik është rikthyer në jetë pasi kishte qëndruar i ngrirë për 24 mijë vjet në Siberi, sipas një hulumtimi të ri.
Shkencëtarët nxorën këtë organizëm nga lumi Alayeza në Arktikun rus.
Sapo u shkri, ai ishte i aftë të riprodhonte joseksualisht, pasi kishte kaluar mijëvjeçarë të tërë në gjendje të ngrirë të njohur si kritobiosis, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Hulumtimet e mëparshme kishin thënë që këto organizma mund të mbijetojnë si të ngrirë për 10 vjet.
Por, studimi i ri i publikuar në Biologjia tash [Current Biology] të hënën, tregon që ato mund të zgjasin për mijëra vjet, nëse jo përjetësisht.
“Ajo që mund të thuhet është se organizmat shumë-qelizore mund të ngrihen dhe të ruhen si të tilla për mijëra vjet dhe më pas të rikthehen në jetë – një ëndër e shumë shkrimtarëve të fiksionit,” – tha Stas Malavin, nga Instituti i Rusisë për Probleme Biologjike dhe Fiziokimike.
Ai deklaroi që duhej studim shtesë.
Përcaktimi i moshës me radiokarbon përcaktoi se organizmi në fjalë ishte i vjetër prej 23 mijë e 960 vjet e deri në 24 mijë e 485 vjet.
Këto organizma të njohura edhe si “rrotulluesit Bdelloid” janë një klasë e rrotulluesve që gjenden nëpër mjedise të ujërave të freskëta në mbarë botën. Emri rrotullues vjen nga latinishtja dhe që do të thotë “rrotëmbajtës”. /Periskopi