Organizatorët: Numër rekord i biletave janë shitur për Kupën e Botës
Numri i biletave të shitura për Botërorin në Katar është 1.2 milionë.
Këtë e bëri të ditur të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Organizativ, Hassan Al-Tawadi.
“Unë mendoj se kërkesa është në një rekord të lartë. Njerëzit po blejnë dhe mezi presin të vijnë,” tha al-Tawadi në Forumin Ekonomik të Katarit në Doha.
Shoqatat e tifozëve janë të shqetësuar për çmimet e fluturimeve dhe akomodimit, si dhe për të drejtat e njeriut në Katar.
“Ne po përpiqemi të krijojmë një mjedis në të cilin ekonomia përfiton, por ta bëjmë atë të pranueshëm për fansat, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë të balancohet”, shtoi ai.
Kupa e Botës në Katar fillon nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.