Orë më parë i vdiq nëna, këngëtarja e njohur shfaqet në skenë
Celine Dion është aktualisht në turneun e saj “Courage World Tour”.
Këngëtarja 51-vjeçare performoi vetëm disa orë pas vdekjes së nënës së saj.
“Jam e sigurt që keni dëgjuar lajmet për vdekjen e nënës sime, por unë jam mirë”, i tha Celine publikut.
Më tutje ajo vazhdoi se nëna e saj ishte 92-vjeçare dhe kishte qenë e sëmurë për një kohë të gjatë.
Në fund ajo tha se në momentet e fundit ato ishin bashkë.
“Në treguam histori, kënduam, u përqafuam më njëra-tjetrën dhe u përshëndetëm”, tha Celine.