Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së

Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së

Polonia ka vendosur që të mos e ftojë ambasadorin e Hungarisë në ngjarjen që do të mbahet më 3 janar për nisjen e Presidencës polake të Bashkimit Evropian. As kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk është ftuar në ceremoninë që do të mbahet në Varshavë.

Kështu tha zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Magdalena Sobkowiak-Czarnecka.

Ky vendim vjen pasi Budapesti i dha azil politik një ish-zëvendësministri i cili po hetohet për dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike, tha një zyrtare e lartë.

Varshava ka shprehur zemërim pasi Hungaria muajin e kaluar i dha azil politik Marcin Romanowskit, ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë i cili u ndalua korrikun e vitit të kaluar si pjesë e një hetimi për keqpërdorim të fondeve publike.

Romanowski u lirua shpejt pasi presidenti i Asamblesë evropiane për të drejtat e njeriut tha se ai kishte imunitet pasi ishte anëtar i këtij trupi. Ish-zëvendësministri i mohon akuzat kundër tij.

Shpërndaje në: