Orav pas takimeve me përfaqësues të serbëve në Veri: Do të punoj që zotimet e Kosovës për komunitetet të zbatohen plotësisht
Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, sot ka vizituar veriun.
BE në Kosovë njofton se ai ka mbajtur takime të ndara me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga komuniteti serb.
“Unë jam i përkushtuar të punoj ngushtë me të gjitha palët për të siguruar që zotimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve të zbatohen plotësisht”, tha ambasadori Orav në X.