Orav dhe Hovenier flasin për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë

Orav dhe Hovenier flasin për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë

Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar së fundmi një telefonatë me ambasadorin e ShBA-së në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.

Në një postim në “X”, Orav bëri të ditur se me Hovenierin foli për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Një telefonatë shumë e dobishme me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Diskutuam për situatën aktuale politike dhe të sigurisë dhe ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”, shkroi shefi i zyrës së BE-së

Shpërndaje në: