Orari i ndeshjeve për javën e 22-të në Superligë
Është caktuar orari i ndeshjeve të xhiros së 22-të në Superligë.
Kjo xhiro do të zhvillohet në tri ditë, me ndeshjen hapëse Trepça’89 – Prishtina, që luhet të shtunën.
Ndërkohë, dy ndeshje luhen të dielën dhe dy tjera të hënën.
Të dielën Drita pret Besës, ndërsa Llapi do të jetë nikoqirë i Ballkanit.
Për të hënën janë programuar ndeshjet Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli.
Superliga – Java e 22-të
E shtunë, 27 shkurt
Trepça’89 – Prishtina (13:00)
E diel, 28 shkurt
Drita – Besa
Llapi – Ballkani (13:30)
E hënë, 1 mars
Drenica – Gjilani (13:00)
Arbëria – Feronikeli (13:00)