Orari i javës së parafundit në Superligën e Kosovës
Kjo fundjavë do të jetë nikoqire e xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra lidere, Prishtina, luan në udhëtim te Gjilani dhe me vetëm një barazim do të fitojë titullin e kampionit.
Dy skuadrat që po luftojnë për pozitën e dytë, Drita dhe Ballkani, luajnë ndaj skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.
Drita i shkon Drenicës, kurse Ballkanit e pret Trepçën ’89.
Arbëria – Llapi gjithashtu pritet të jetë ndeshje interesante për faktin se ende këto dy skuadra nuk kanë siguruar mbetjen në elitën e futbollit kosovar.
Feronikeli pritet të kenë punë më të lehtë, pasi në Drenas e pret Besën.