Ora Rolex dhe iPhonë të fshehur, dogana kap mall me vlerë në aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës ka kapur telefona të mençur, laptop e ora Rolex gjatë një kontrolli të rreptë të dielën në Aeroportin e Prishtinës.
Përmes një komunikate të lëshuar, Dogana njoftoi për zbulimin e disa “rasteve të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë”.
“Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €. Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Mallrat e sekuestruara kapin vlerën e 30,000 eurove.
“Te gjitha mallrat I janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor. Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro”, thuhet në njoftim.