Ora marramendëse që kushton 12 mijë euro me hartë të Kosovës: FFK marrëveshje me Odën Zvicërane
Federata e Futbollit e Kosovës në marrëveshje me Odën Ekonomike Zvicerane dhe brendin e njohur të orëve të veçanta zvicerane ka bërë marrëveshje që ta prodhojë një edicion të limituar të orëve të dorës, të cilat do të jenë të personalizuara me hartën e Kosovës dhe simbolet e FFK-së.
Ky lloj i orëve në treg kushtojnë me çmimin e rregullt 24 mijë euro, por meqenëse është edicion i limituar dhe është bërë në marrëveshje me FFK-në një orë e tillë do të kushtojë me 50 përqind zbritje nga çmimi i rregullt në treg, pra 12 mijë euro, njofton FFK, transmeton Periskopi.
FFK do të përfitojë nga 1 mijë euro për çdo orë të shitur, që do të thotë se nga 500 orë sa do të jetë sasia e prodhuar, FFK do të përfitojë gjithsej 500 mijë euro. Pa dyshim, kjo do të jetë një tjetër e arritur e FFK-së në aspektin ekonomik.
Këto orë mund t’i porosisë kushdo që ka mundësi dhe dëshirë për t’u pajisur me një orë të tillë të veçantë, qoftë në FFK apo direkt tek prodhuesi. FFK falënderon Odën Ekonomike në Zvicër dhe kompaninë prodhuese për bashkëpunimin e tillë, i cili pritet të sjellë lëvërdi të dyanshme.