Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme për aferën Kusari-Radojçiq, VV me konferencë për prona
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka bërë të ditura arsyet e konferencës së sotme.
Gjatë fjalës së saj, ajo tha se në kuadër të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, janë bërë dy hulumtime që kanë të bëjnë me tjetërsimin e dy pronave publike.
“Në bazë të analizave kemi kuptuar që tjetërsimi ka ndodhur në mënyrë të jashtëligjshme. Komisioni mbulon edhe çështjen e Kadastrit, pra çështjen e pronave. Ne si Komision kemi analizuar dy rastet. 68 ari pronë kjo në kompleksin e parcelave në Fakultetin Teknik dhe nga të gjeturat dyshohet se prona publike është licensuar kundërligjshëm nga se edhe në bazë të hulumtimeve origjinalin e këtij aktgjykimi nuk e kemi gjetur në asnjë vend të Kosovës. Kanë munguar dokumentet bazë të cilat e dëshmojnë që tjetërsimi ka mundur të ndodhë në mënyrë ligjore. Universitetit të Prishtinës për këtë lënd i kërkohet mbi 2 milionë euro qira për t’i paguar kësaj toke për shfrytëzimin e saj”, tha Pacolli