Opozita protestë me molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë dhe selisë të PS-së

Opozita protestë me molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë dhe selisë të PS-së

Prej orës 18:30 vijon protesta kombëtare e opozitës, të cilën kryetari i PD-së e quajti fillimi i mosbindjes civile deri në krijimin e qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.

Në fillim protestuesit u ndalën tek kryeministria, ku hodhën disa molotovë dhe tymuese dhe në një moment u përplasën me policinë.

Më pas turma e protestuesve e drejtuar nga deputetët demokratë marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ për të vijuar dret godinave të ministrisë, ku ndodhet dhe selia e PS-së.

Shqipëri/ Protestuesit përplasen me policinë, hedhin molotov drejt Kryeministrisë

Në disa momente protestuesit kanë djegur dhe një stacioni autobusi si dhe i kanë vënë flakën disa kazanëve të plehrave.

Hedhin dhe kapsolla drejt selisë së PS-së, raporton ReportTV.

Ndërsa hodhën molotovë drejt kryenistrisë policia i bëri thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunës.

“Ndaloni sulmin me mjete piroteknike në drejtim të Policisë”, dëgjohej thirrja me megafon.

Shpërndaje në: