Opozita paraqet mocion për hetim ndaj presidentit të Koresë Jugore pas përpjekjes për ligj ushtarak
Ligjvënësit opozitarë në Korenë e Jugut kanë çuar përpara një mocion për hetimin e presidentit Yoo Suk Yeol për shkak të përpjekjes së tij të dështuar të martën vonë për ta futur në fuqi ligjin ushtarak.
Mocioni duhet të hidhet në debat para se të votohet, me gjasë më vonë këtë javë, raporton televizioni BBC.
Ndërkohë kryeministri Han Duck-soo dhe zyrtarë të tjerë të lartë pritet që të zhvillojnë një takim urgjent.
Është e paqartë nëse takimi është duke ndodhur tani për tani, por transmetuesi britanik premton se do t’i sjellë të rejat e fundit, porsa t’i marrë vesh.
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka shprehur “shqetësime të jashtëzakonshme dhe serioze” rreth vendimit jetëshkurtër të presidentit jugkorean për ta shpallur ligjin e luftës dhe tha se është duke e vëzhguar për së afërmi situatën në vendin fqinj.
Ishiba tha se Qeveria e Japonisë është “duke i marrë të gjitha masat e mundshme” për ta garantuar sigurinë e shtetasve japonezë në Korenë e Jugut dhe se ai nuk është i vetëdijshëm për ndonjë raportim për të lënduar.