Opozita e përlyer kundër Saimir Tahirit
Nga Mero Baze
Saimir Tahiri është sot në një ditë të vështirë, në një nga ato ditë që Zoti të vë në provë të jesh i vërtetë me veten, familjen dhe shoqërinë. Më shumë se sa me ndonjë krim në jetën e tij, ai po përballet me historinë e tij politike.
Por dilemat e tij kanë përfunduar dhe ai nuk ka shumë zgjedhje përpara. Ai do përballet me drejtësinë. Dhe këtu llon problemi. Përpjekja e mundimshme dhe e zhurmshme e opozitës për të bërë politikë me procesin Tahiri, nuk është e rrezikshme për Saimir Tahirin. Ai më mirë se ne të tjerët, e di vetë se çfarë ka bërë dhe besoj se është i qetë në përballjen e tij me drejtësinë. Por kthimi i ndëshkimit të tij në një betejë politike të opozitës, jo vetëm që do ta dëmtojë rëndë këtë proces, por rrezikon ta kthejë atë në një dështim të ri për opozitën për disa arsye.
Së pari, opozita po e përdor përballjen e tij me drejtësinë, në një aksion politik, që mendon se i shërben asaj për t’u unikuar si faktor opozitarë. Fakti që procesi ndaj Saimir Tahirit, arriti të bashkojë në një tavolinë Lulzim Bashën që i ka ikur drejtësisë, Fatmir Mediun që i ka ikur drejtësisë, dënuar me gjashtë vite burg në Shqipëri dhe katër vite burg në Itali, Monika Kryemadhin, që e ka parë një lm bardhë e zi në familjen e saj, për histori të tilla, Koço Kokëdhimën, që është personi simbol i akuzave për lidhje të politikës me krimin dhe korrupsionin në vend, si dhe gurina të tjera qesharake, pra fakti që beteja ndaj Saimirit, bën bashkë gjithë biogranë e dështimit të drejtësisë në Shqipëri, e kthen atë nga viktimë e drejtësisë, në një hero politik.
Dhe kjo nuk është mire, së pari për drejtësinë. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që t’ia vësh në një peshore fytyrat që i kanë ikur drejtësisë dhe që procesi ndaj Tahirit i bashkoi dje në një tavolinë nga një anë, e Saimir Tahirin nga ana tjetër, që të mos e ndajë politikisht këtë punë. Dhe ky është një dëm i madh për drejtësinë, pasi është një rast tjetër i dështuar që drejtësia të jetë nën ndikimin e politikës. Së dyti, kjo përpjekje për të bërë politikë me procesin ndaj Tahirit, duket se ka një kundërpërgjigje nga shumica në pushtet, e cila po e përdor këtë rast për të dëshmuar se nuk e pengon kurrë drejtësinë dhe nuk ngjajnë me ato fytyrat që janë bashkuar duke shpresuar që do të vijnë në pushtet nga procesi ndaj Tahirit. Dhe nëse në fund të këtij procesi Tahiri del i pafajshëm, bilanci do të jetë 100 me zero për shumicën, pasi po dëshmon jo vetëm përgjegjshmëri, por po bën dhe ajo politikë për ta përdorur në favor të saj këtë proces. Së treti, kjo betejë e neveritshme politike për të përdorur “procesin Tahiri” si një mënyrë për të tuar politikisht, e vendos opozitën në pozitë të keqe, në raport me historinë e saj me drejtësinë. Meqë të gjithë po bëjnë politikë me procesin Tahiri, opozita me shpresë se kështu do bashkohen gjithë mëkatarët në një tavolinë, dhe shumica, se me këtë proces ajo mund të dëshmojë para Perëndimit se po bën drejtësi, në nale do të prodhohet një bilanc pozitiv për shumicën, pasi do të provojnë se ata e bënë drejtësinë më të mirë. Ata do të provojnë se vetë e dorëzuan Tahirin para drejtësisë për thashetheme banditësh, ndërsa në kohë të Berishës, kryeprokurori nuk guxoi as ta thërriste si person në dijeni Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, si autorë të vrasjes së katër qytetarëve.
Sot Tahiri po shkon para prokurorëve për biseda të dëgjuara nga të tretë, por djali i Sali Berishës që del në tabulate telefonike dhe plot dokumente të tjera si partner i Delijorgjit në Gërdec, nuk u thirr as për t’u sqaruar çfarë foli me të 25 minuta pas krimit dhe pse zyrtarët i drejtoheshin atij me fakse sqaruese, pa qenë “askushi” formalisht. Kjo listë është e gjatë me çdo skandal që shoqëroi qeverisjen Berisha, qeverisjen Berisha-Meta dhe mandatin e parë Rama-Meta. Vetëm tani që socialistët janë të vetëm në pushtet, ne kemi një prokurori dhe drejtësi që nuk ka frikë nga pushteti, dhe kjo i bën socialistët më të mirë në raport me drejtësinë, se kundërshtarët e tyre, që të vrisnin e nuk të linin as të qaje. Mbi të gjitha, cektësia e raportimit në Kuvend të Prokurorisë, tregon se Prokuroria qenka më e interesuar për spektakël politik, se sa për një përballje të Tahirit me drejtësinë. Llalla, i cili është në muajin e fundit në detyrë, me sa duket do të ndjehet i “larë” në borxhin që u ka atyre që nuk guxoi t’i pyeste kurrë për krimet që bënë. I vetmi njeri që është në ditë të vështirë sot është Saimir Tahiri. Ai, si çdo qytetar, do të donte të ishte i vetëm përballë drejtësisë dhe së vërtetës, dhe jo me dy kampe që bëjnë politikë me historinë e tij, për të vazhduar traditën e politizimit të drejtësisë. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, në një vend ku politika ka vendosur gjithnjë për drejtësinë. Ky është rasti i parë, kur drejtësia do të vendosë për politikën. Dhe ata që po përpiqen të bëjnë politikë, me këtë histori do dalin të humburit.